Home / Bota / “The New York Times”: Është koha të besohen vaksinat kineze dhe ruse!

“The New York Times”: Është koha të besohen vaksinat kineze dhe ruse!

Ndërsa vendet më të pasura në botë po përballen me mungesat e vaksinave Covid 19, disa nga vendet më të varfra shqetësohen se nuk po marrin fare vaksina. Por, shkruhet në një opinion të dy ekspertëve të shëndetësisë, të botuar në “New York Times”, duket se po vjen një zgjidhje për të dyja palët: vaksinat nga Kina e Rusia, e ndoshta shumë shpejt nga India.
Vaksinat kineze dhe ruse në fillim u hodhën poshtë nga Perëndimi dhe të tjera media globale, pjesërisht prej perceptimit se ato ishin inferiore ndaj vaksinave ‘Pfizer’ ose ‘AstraZeneca’. Dhe kjo, dukej se pjesërisht buronte edhe nga fakti që Kina dhe Rusia janë shtete autoritare.

Por, provat po tregojnë se vaksinat nga këto vende, funksionojnë gjithashtu. Revista prestigjoze mjekësore “The Lancet” publikoi këtë javë rezultatet nga provat e bëra së fundmi, ku thuhej se vaksina ruse Sputnik V, ka normë efikasiteti prej 91.6%. Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jordania, Iraku, Serbia, Maroku, Hungaria dhe Pakistani kanë miratuar vaksinën Sinopharm nga Kina. Që në mes të janarit 1.8 milionë persona në Emirate e kanë marrë atë.

Bolivia, Indonezia, Turqia, Brazili dhe Kili kanë miratuar dhe kanë filluar shpërndarjen e një tjetër vaksine kineze, ‘Sinovac’. Sputnik V do të shpërndahet po ashtu në dhjetëra vende në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. Përballë mungesave dhe vonesave në shpërndarje në Francë, Spanjë dhe Gjermani, tani po flitet gjithnjë e më shpesh lidhur me vaksinat kineze dhe ruse. Tani edhe këto vende po pranojnë se kanë paragjykuar vaksinat jo-perëndimore. Megjithatë skepticizmi mbetet.

Sidoqoftë, tani ka të dhëna të kënaqshme në lidhje me besueshmërinë e vaksinave kineze dhe ruse. Një studim në Emirate, tregoi se vaksina ‘Sinopharm” ishte 86 për qind efikase. Rezultatet e ‘Sinovac’ janë luhatur, 91 për qind efikasitet ka raportuar Turqia, 65 për qind Indonezia dhe 50.4 për qind Brazili.

Leave a Reply

%d bloggers like this: