Kronika

Vuçiç: Janë arrestuar të gjithë sulmuesit e bizneseve shqiptare në Serbi

Aleksandar-Vucic-2121 Tetor 2014:

Deklarata e kryeminsitrit serb gjatë një konference për shtyp.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se në sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve nuk ka dorë ndonjë organizatë serioze dhe se agresorët, janë të mitur dhe të rinj. Në një konferencë për shtyp, Vuçiç, sqaroi, se disa prej sulmuesve, ishin në gjendje të dehur, dhe se gjatë ditës së sotme, pritet të arrestohen dhe agresorët e furrës së bukës. Kryeminstri serb shtoi, se pronarët e furrave janë qytetarë të ndershëm dhe të përgjegjshëm të Serbisë, që paguajnë tatime. “Të gjithë janë në paraburgim dhe të gjithë do të dënohen”, përfundoi Vuçic duke theksuar se “kjo është përgjigja më e mirë e shtetit, ndaj atyre, që dëshirojnë të përhapin urrejtjen dhe dhunën”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button