Ekonomia

FED invest: Risitë teknologjike në sektorin e mikrofinacës dhe shërbimet financiare nё mbi 2500 fshatra

Revolucioni digital po transformon thellësisht botën e financave dhe po i detyron/shtynë ofruesit e shërbimeve financiare dhe mikrofinancën të përshtaten. Zgjerimi i parave të lëvizshme, ngritja e FinTechs dhe futja e inteligjencës artificiale, të gjitha kanë ndryshuar menyren e shërbimeve financiare. Institucionet e microfinances janë të vetëdijshëm për ndryshimin e kontekstit demografik dhe kulturor, përkatësisht i  gjeneratës se re e rritur në zhvillimet e fundit të teknologjisë.

Nisur nga nevoja e madhe e popullsisё nё zonat rurale pёr shёrbime financiare, pёrfshirё shёrbimin e pagesave, krahas nevojёs pёr hua dhe depozita, FED Invest ka ndёrmarrё njё sёrё nismash nё vitet e fundit pёr tё modernizuar infrastrukturёn e sistemeve dhe teknologjisё sё nformacionit, me qёllim ofrimin e shёrbimeve të reja financiare dhe jo-financiare.

FED invest ka perqafuar transformimin dixhital duke shfrytëzuat potencialin e trashëgimisë  dhe përvojës me anëtaresine dhe teknologjise se re te investuar vitet e fundit.

Me zhvillimin e teknologjive digjitale, shёrbimet dhe produktet e pagesave nё gjithë botën janё rritur, krahas rritjes sё inovacioneve pёr shёrbime tё shpejta, tё sigurta dhe me sa mё pak kosto.

Pas implemetinimt te sistemit te ri tё TIK, njё version nga mё tё fundit tё FlexCube, FED invest u pajis me liҫensёn pёrkatëse nga Banka e Shqipёrisëpёr tё ofruar të gjitha shёrbimet e pagesave dhe transfertave te parave. Banka e Shqipёrisë ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm pёr nxitjen dhe zhvillimin e shёrbimeve tё pagesave, duke pёrmirёsuar dhe pёrshtatur kuadrin rregullativ pёr kёtё qëllim, e këtu njё ndikim shumё pozitiv pritet tё ketё dhe miratimi i ligjit tё ri tё pagesave.

Pavarësisht nga kjo, duhet thёnё se Shqipёria vazhdon tё mbetet thuajse e fundit në Europё pёr shtrirjen dhe penetrimin e shёrbimit tё pagesave, pёrfshirё ato online. Kjo lidhet jo vetëm me historinë e re tё ofrimit tё shёrbimeve bankare pёr popullsinё, por edhe me sfidat pёr formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё dhe edukimin e pamjaftueshёm tё individёve, pёr pёrdorimin e kanaleve digjitale.

Aktualisht jemi duke lancuar  produktin me te ri  te pagesave utilitare, qё do tё jetё dhe produkti i parё i pagesave ne sektorin e mikrofiancës.

Megjithё shtrirjen e sistemit bankar dhe penetrimin e shёrbimeve tё tyre, kryesisht nё zonat urbane nё vend, shёrbimet e pagesave pёr zonat rurale, tё ofruara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, janё pothuaj inekzistente. FED invest synon që, brenda vitit, tё hapё rrugёn edhe pёr shёrbimin e pagesave nё zonat rurale. Ofrimi i shёrbimit tё pagesave utilitare ёshtё vetёm hapi i parё, pasi FED invest ka filluar projekte tё rёndёsishme me partnerёt e tij strategjikё, pёr tё ofruar njё gamё tё gjerё tё shёrbimeve tё pagesave pёr popullsinё nё zonat rurale, pёrfshirё pagesat online.

Kёto projekte parashikojnё edhe fushata edukuese e ndёrgjegjёsuese pёr fermerёt, pёr tё shpjeguar dobinё e aksesit tё fermerёve në shёrbimin e pagesave, lehtёsinё e pёrdorimit, uljet e kostove tё transaksionit, etj.

Ne besojmё se realizimi i tyre do tё ndikojё jo vetёm nё formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё e zgjerimin e pёrfshirjes financiare tё zonave rurale, por edhe nё krijimin e mundёsive tё reja pёr ndёrhyrjen e mёtejshme tё institucioneve dhe agjencive private e publike, nё zhvillimin e bujqёsisё dhe zonave rurale.

Rreth FED invest

FED invest ёshtё kooperativa mё e madhe financiare nё Shqipёri, me rreth 75000 anëtarë, që ka një rrjet prej 60 degë nё zonat urbane dhe rurale. FED invest ka hapur rrugёn e zhvillimit tё mikrofinancёs nё Shqipёri dhe ka njё eksperiencë 29 vjeçare nё veprimtarinë e huadhёnies, depozitave dhe shёrbimeve kёshilluese për sipёrmarrësit e vegjёl dhe fermerёt.

Sot ёshtё institucioni financiar me praninë mё tё madhe nё zonat rurale nё vënd ku mbulon mbi 2500 fshatra. Ky pozicionim ështё nё harmoni me misionin e tij, pёr të zgjeruar pёrfshirjen financiare të popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare, bazuar në teknologjitë moderne bankare.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button