Home / Ekonomia / Pasi korri fitore, Rama shkon në Thumanë: Paskeni punuar fort, sikur e dinit që do fitonim!

Pasi korri fitore, Rama shkon në Thumanë: Paskeni punuar fort, sikur e dinit që do fitonim!

Kryeministri foli edhe për një simbol të Thumanës, që mund të jetë një pemë e mbjellë në një strukturë shumë të lartë. Po ashtu ai nuk i ka kursyer edhe batutat duke thënë se Thumana do të ketë një ndër bashkitë më të bukura, madje edhe se vetë ajo e Erion Veliajt.

Rama: Thumana na ka votuar shumë, Laçi nuk na ka votuar shumë, por ne të vazhdojmë t’i mbarojmë këto, se të gjithë janë shqiptarë dhe të futen në shtëpi më të mira.

Do jetë kryevepër një pemë atje lart, pema e shpresës. Këtë siç është duhet parë më mirë nëse ka probleme strukturore dhe aty mbillet një pemë dhe bëhet super simbol i Thumanës. Paskat punuar fort këto tre javë, s’ka rënë ritmi fare. Këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen.

Kjo pjesa këtu do të jetë bashkia e Thumanës dhe më siguri Thumana do të ketë Bashki më të bukur se edhe vetë ajo e lali Erit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: