Rajoni

Eurodeputeti me pranga në duar/ Ish-anëtari i Agimit të Artë u ekstradua nga Brukseli në Greqi

Ai është çuar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj.

Sipas dosjes penale, Janis Lagos, ishte njeriu të cilit udhëheqësi i partisë neonaziste, Nikos Michaloliakos i kishte caktuar përgjegjësinë e grupeve të dhunshme të goditjeve. Ishte ai, që sipas dëshmive, i ka dhënë urdhër liderit të grupit të Pireut të aktivizonte njerëzit e tij për të sulmuar këngëtarin antifashist, Pavlos Fyssas natën fatale të 18 shtatorit 2013, kur ai mbeti i vrarë nga neonazisti, Giorgos Rupakias.

Gjithashtu, Lagos ka qenë mbikqyrësi dhe urdhëruesi i disa sulmeve të dhunshme madje dhe tentativave për vrasje, midis tyre edhe ai ndaj disa peshkatarëve emigrantë nga Egjipti si dhe te sindikalistëve të Partisë komuniste greke në vitet 2012-2013.

Siç ka theksuar zëdhënësja e qeverisë greke pas burgimit të tij, Greqia luftoi dhe dëboi helmin toksik të Agimit të Artë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga forcat e tjera politike.

Ndërkohë, mbetet ende i pa arrestuar një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, Kristos Papas, që është zhdukur menjëherë pas gjyqit dhe është shpallur në kërkim, per t’u mbyllur edhe cikli i partisë neonaziste, që pas krizës ekonomike në 2010, per disa vite u bë forca e tretë politike në vend, si dhe pjess e parlamentit.

Related Articles

Comente

  1. Ne mos gabohem , Kristo Papa sikur eshte minoritar grek nga Vurgu..Ai ka shume mundesi te jete fshehur ne Shqiperi .

  2. Mos e kerkoni kund tjeter , ate e ka strehuar e maskuar si murg ne seline e vet ne Tirane K/peshkopi Janullatos .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button