Home / Sporti / Sport – FSHF dorëzon në UEFA gjithë dokumentacionin lidhur me ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri

Sport – FSHF dorëzon në UEFA gjithë dokumentacionin lidhur me ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri

beogradTIRANE, 21 tetor. – Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se pas një pune intensive njejavore, në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe huaj, sot më datë 21.10.2014 ka dorëzuar ne UEFA të gjithë dokumentacionin për Komisionin e Disiplinës në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit më datë 14.10.2014.
Burime nga FSHF-ja bejnete ditur se Presidenti Armand Duka, së bashku me juristë të studiove juridike shqiptare dhe të huaja, ndodhen në Zvicër për të mbrojtur çështjen e kombëtares së Shqipërisë, e cila u dhunua që para filimit të ndeshjes deri në ndërprerjen e saj, në stadiumin “Partizani” në Beograd, prej koreve raciste, sendeve të forta, fishekzjarreve, grushtave dhe goditjeve të lojtarëve tanë nga tifozë dhe forca të sigurisë të pranishme në impiant.
Takimi i pambyllur zyrtarisht, pas minutës së 41-te është bërë objekt i Komisioneve të UEFA-s. Dy studio ligjore ndërkombëtare, përfshi edhe atë që FSHF ka në dispozicion për të gjithë aktivitetin e saj juridik, do të jenë prezente me materialet e tyre për të mbrojtur të drejtat e FSHF në këtë qëllim.
FSHF shpreson që më datë 23 tetor, Komisioni i Disiplinës i UEFA-s do të gjykojë me objektivitet atë që ndodhi në fushën e lojës dhe jashtë saj, për shkak të mosmarrjes së masave dhe të një organizimi të pamjaftueshëm të ndeshjes nga ana e vendit organizator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.