Home / Bota / Ndërron jetë, Ben Bradlee, redaktori përgjegjës, i aferës Watergate

Ndërron jetë, Ben Bradlee, redaktori përgjegjës, i aferës Watergate

benjamin-c-bradlee-1-594x350Benjamin i njohur si “Ben” Bradlee, i cili ishte redaktor përgjegjës në Washington Post nga viti 1968 deri në vitin 1991, ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.
Ai u bë figurë kombëtare gjatë kohës sa ishte president në Amerikë Richard Nikson, kur ai sfidoi qeverinë federale duke publikuar dokumente të Pentagonit, shkrim i dokumentuar nga gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein si afera Watergate, e cila rrëzoi presidentin amerikan Nikson, ky i fundit i detyruar të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.
Deri në vdekje Bradlee kishte pozitën e zëvendës presidentit në ëashington Post. Atë e kujtojnë shumë bashkëpunëtorë të tij.
Prezantuesi i njohur Larry King, në kujtim të Ben Bradlee shkruan se ishte redaktor dhe një shok i mrekullueshëm, kurajoz dhe një gazetar i madh.
“Nuk mund të them fjalë të mjaftueshme rreth Ben Bradlee, nuk mund ta shpreh se sa thellë në zemrën time ndjehem për të. Sa shumë orë kam shpenzuar me të në shoqëri. Asnjëherë nuk do të ketë një tjetër Bradlee. RIP shoku im Ben”, ka shkruar Larry King në Facebook.

Leave a Reply

%d bloggers like this: