Arte

Dokumentar në tri pjesë: “Vendlindja dhe origjina”, për pakicat bullgare në Shqipëri

Në hollin e Ambasadës Bullgare në Tiranë është promovuar diten e hënë më 31 maj 2021, dokumentari televiziv me tri pjesë, “Vendlindja dhe origjina”, ku si objekt ka jetën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri, e cila është njohur ligjërisht nga ligji Nr.96/2017, datë 13.10.2017. Dokumentari eshte realizuar mbi skenarin e z.Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, me regji të Engjëll Ndocaj-Mjeshtër i Madh, operator Arben Tafili me producent Gezim Kurti-Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”.

Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri  z.Momtchil  Raytchevski, deputetët Musa Ulqini, Edmond Spaho dhe Edlira Bode, antarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, z.Sead Kazanxhiu, Nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetar të Shoqatave të pakicave bullgare në vendin tonë, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.

Ambasadori Raytchevski, tha në fillim se është për të shënuar faktin se është realizuar një “ëndërr e emja”. “Pakica bullgare në shqipëri, tashmë është njohur ligjërisht. Ishin bërë disa dokumentarë për jetën e bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri. Por dëshira ime ishte të bëhej një dokumentar nga bullgarët për bullgarët. Kjo është një bazë e mirë për të bërë një dokumentar të madh. Ky dokumentar është standarti për më tej. Dokumentari që po promovojmë, dëshirojmë të ipet edhe në Bullgari. Bullgarët duhet të shikojnë se si jetojnë bullgarët në Shqipëri. Ky është vetëm hapi i parë dhe cdo vit do të bëjmë dicka më shumë”, tha Raytchevski.

Dokumentari “Vendlindja dhe origjina” u realizua në kuadrin e një projekti me mbështetjen financiare nga qeveria e Bullgarisë me produksionin e z.Gëzim Kurti, i cili ka 11 vite kryetar i shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”, i pranishëm në këtë aktivitet ka vlerësuar mbështetjen financiare të realizuar nga ambasada bullgare. “Kemi udhëtuar në të gjitha zonat ku jeton minoriteti bullgar në shqipëri. Kemi mësuar shumë gjëra që nuk i dinim si në Ostren, Shishtavec, Korcë, Strebleve, etj. kemi takuar njerës të përmalluar”, tha ai.

Selim Hoxhaj, skenaristi i dokumentarit në fjalën e tij ka falenderuar ambasadorin Raytchevski, për interesimin e treguar lidhur me financimin e projektit nga qeveria bullgare, deputetet Musa Ulqini dhe Edmond Spaho, jo vetëm janë pjesë e dokumentarit me prononcimet e tyre, por edhe kanë ndihmuar për realizimin e këtij dokumentari, pa përjashtuar edhe projekte të tjera.  Ky dokumentar në tre pjesë, me rreth 40 minuta secili, është si një film me metrazh të gjatë. Ai u realizua në dy vite, nisi në fund të vitit që kaloi dhe përfundoi në prill të këtij viti, dhe duke patur parasysh kushtet e pandemisë, duhet falenderuar regjizori Engjell Ndocaj dhe tërë grupi realizues në përfundimin me sukses të këtij projekti artistik. Ka një panoramë të përgjithshme për pakicat bullgare në Shqipëri. “Dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, cka do të mundësoj edhe transmetimin në televizonet në Bullgari”, tha Hoxhaj.

Regjizori, Mjeshër i Madh, Engjëll Ndocaj tha se “para 30 vitesh kam qënë për hërë të parë në Bullgari. Pata një simpati të vecantë për atë vend dhe që atëhere kam shkuar shumë herë në Bullgari, prandaj kur me parashtruan idenë për këtë dokumentar e prita me shumë kënaqësi. Dokumentari që kemi realizuar me grupin krijues është i ndarë në tre pjesë, një udhëtim në historinë e komunitetit bullgar në Shqipëri. Ne nuk e dimë se kush ka qënë bullgari i parë që ka adhur në Shqipëri, por ne kemi ofruar në realizim dokumentat që kemi hasur, psh kemi dhënë Kishën e Gllavanicës ku është pagëzuar në shekullin e IX princ Borisi I. Apo letra e firmosur nga 39 firmëtarë,  banorë nga fshati Vernik i Devollit, të cilët në vitin 1925 i dërgonin Ministrisë së Brëndëshme në Tiranë, kërkesën për hapjen e shkollës në gjuhën bullgare, etj. Ne si grup xhirimi realizues jemi ndjerë mirë me skenarin e s.Selim Hoxhaj. Falenderojmë zotin ambassador z.Momtchil  Raytchevski, i cili bëri të realizohet ky dokumentar dhe ne besoi e shpërblyem atë”.

Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme ku jeton pakica bullgare si në: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. janë sjellë opinione nga historianë, intelektuale, banorë, janë paraqitur dokumente historike, janë bërë xhirime në familje ku janë kënduar kengë te vjetra folklorike në gjuhën bullgare, etj. Jo vetëm e kaluara por edhe e sotme zë pjesë në dokumentar, jeta e banorëve, dëshira për dije, projekjet për arsimin, librat në bullgarisht që sjellin ndihmesë në ruajtjen e gjuhës, kujdesi i shtetit bullgar duke mbeshtetur financiarisht me projekte, por edhe interesi i qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe financimin me projekte të këtyre zonave, si: Shishtavec, Drenovë dhe Streblevë në projektin “Programi i 100 fshatrave”, si pjesë e programit 4 vjecar, etj.

Dokumentari “Vendlindja dhe origjina”, për pakicat bullgare në Shqipëri, realizuar në tre pjesë, do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar.

Ded Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button