Sporti

Miqësorja me Çekinë, Kombëtarja humbet me rezultatin 3:1

Shqipëria është mundur 3-1 në miqësoren me Çekinë e luajtur në Pragë. Goli i Cikalleshit, i cilësuar si perlë, që barazoi shifrat përkohësisht në 1-1 nuk vlejti për të marrë një rezultat pozitiv kundrejt një kundërshtari të fortë që pas pak ditësh do të luajë në “Euro” 2020.

Në një ndeshje ku Edi Reja pati paralajmëruar se do të bënin diçka ndryshe në sulm, çaloi edhe mbrojtja, pasi Kombëtarja pësoi 3 gola. Skuadra shfaqi limite në fazën e organizimit të lojës, pasi vazhdon të vuajë në 20 metrat e fundit.

Edhe goli i Cikalleshit në minutën e 42-të erdhi nga një distancë prej afro 30 metrash. Krahët furnizuan me pikatore dyshen sulmuese, ndërkohë që u desh ndërhyrja e Selmanit në të paktën tri raste për të evituar një goleadë.

Cikalleshi arriti me golin e sotëm (11) Salihin dhe Rrakllin, ndërkohë që ka luajtur 40 ndeshje me fanellën kuqezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button