Ekonomia

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit/ Linjat e para funksionale nga 15 korriku, çmime “low cost” të biletave

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga 15 korriku do të nisin funksionimin disa linja në aeroportin ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, Kukës, duke publikuar edhe çmimet low cost të tyre.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albania-n në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, u shpreh Rama.

“Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti. 1€ + taksat domethënë: Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EUR,  Stamboll – Kukës 23 EUR”, shprehet ai.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është projektuar si low cost. Ka çmimet më të ulta në rajon. Fluturimi i parë në këtë aeroport u krye më 18 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button