Kronika

Shkodër/ Shpallet në kërkim 37-vjeçari, akuzohet se ka trafikuar një grua

policiaPolicia e Shkodrës ka nisur procedim penal ndaj një shtetasi 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka trafikuar një grua.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim shtetasi nga Korça, Entel Minir Hoxha, i cili akuzohet se ka trafikuar një shtetase nga Shkodra.

Nisja e procedimit penal ndaj këtij shtetasi është bërë pasi ditën e martë, pranë komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi S. F, vjeç banues në Shkodër, duke kallëzuar se 37-vjeçari Hoxha ka trafikuar gruan e tij, shtetasen D.F, 35 vjeçe, banuese në Shkodër.

Uniformat blu kanë shpallur menjëherë në kërkim të akuzuarin, ndaj të cilit Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nisur hetim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur (femra)”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button