Bota

Biden në konferencë pas takimit me Putin: Ia bëra të qartë se nuk jam kundër Rusisë, ramë dakord për dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dalë në konferencë për shtyp nga Gjenevaf pas Samitit me Putin. Biden thotë se ia bëri të qartë Putinit që ai personalisht nuk ka asgjë kundër Rusisë, por detyra e tij si President i SHBA e ngarkon me përgjegjësinë për të mbrojtur popullin amerikan. Ai po ashtu zbulon se me Putinin u arrit dakordësia për një mekanizëm të përbashkët Rusi-SHBA për dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit.

Presidenti amerikan sqaron ndërkohë që një tjetër dakordësi u arrit dhe për Iranin, si një vend shqetësues si për SHBA dhe Rusinë.

‘’Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Është shumë e rëndësishme të luftojmë COVID-19. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si Presidenti.

I bëra të qartë se asnjë Presidenti i SHBA s’mund të rrij duarkryq dhe mos flasë e mos veprojë për problemin e amerikanëve. Kjo e gjitha ka të bëjë me çfarë ne jemi, si mund të jem President kur nuk flas apo ngre zërin.

Ne përpiqemi të kemi një qeveri të fortë e të përgjegjshme, ngritëm çështje të ndryshme, si Irani. Ia bëra të qartë se do të luftoj kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.

Duhet të jemi të angazhuar e të përfshijmë sa më shumë njerëz. Ngrita edhe çështjen e një Europe të lirë, lirisë së fjalës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Patjetër që duhet të ketë një bazë që s’duhet të shkelen. Duhet bashkëpunim si për popullin amerikan, rus, dhe sigurinë e botës.

I thashë Putinit atë çfarë kam pasur dëshirë e qëllim është tjetër gjë kur takohesh individualisht, biseduam në detaje.

Ramë dakord për një dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit. Në interes të SHBA dhe Rusisë, duhet një mekanizëm të përbashkët dhe të fillojë sa më shpejt.

Patjetër folëm dhe për armët bërthamore, për sigurinë kibernetike.

SHBA dhe Rusia ashtu si vendet e tjera duhet të ndërmarrin veprimet e duhura kundër sulmeve. Duhet të kemi kuptueshmëri, të flasim për çështje të veçanta. Folëm pë Iranin, ramë dakord të bashkëpunojmë të dyja vendet SHBA dhe Rusia pasi Irani është një problem shqetësues, besoj për të dyja vendet. ‘’- tha Biden.

 Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dhënë një mesazh të prerë dhe paralajmërues për homologun rus, Vladimir Putin për çështjen e Alexei Navalny. Biden bën të qartë se nëse Navalny vdes atëhere pasojat për Rusinë do të jenë shkatëruese. Ai ka hedhur kritika ndaj Rusisë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore, dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajn ëpër ndërhyrjet e vazhdueshme. ”Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”- tha Biden.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button