Ekonomia

Shqipëria tani nuk është më larg vëmëndjes së turistëve të huaj

anija1-622x350“Queen Elizabeth”  u largua mbrëmë nga ujrat detare të portit të Sarandës duke lënë pas impresionin e madhështisë së saj.

Një “përbindësh” detar i tillë nuk ishte parë ndonjëherë në ujrat tona. Ajo solli në ambientet e saj tepër luksoze, disa turistë të huaj që vizituan rrënojat e Butrintit të lashtë dhe u njohën me historinë mijra vjeçare të tij. Mbase ndonjë vizitor ka përfytyruar edhe ikjet makabre të trojanëve të lashtë drej brigjeve Apenine pas djegjes së Trojës. Kalimi i Eneas u bë nga këto troje (Troja=Troje),mbase  u bë nga brigjet e Karaburunit ose Himarës. Dikur kam hedhur idenë e turizmit mitologjik. Vendi ynë është një histori e gjallë me shumë mite e gojdhëna, me shumë dëshmi historike e arkeologjike. Vizitorët tashmë po drejtohen drejt këtij turizmi.Të “lodhur nga deti dhe vapa”, të avancuar në intelektin dhe kulturën e tyre, po kërkojnë origjinën, historinë e prejardhjes. Mesdheu është i mbushur me mite e histori, është djepi i njerëzimit. Vendi ynë mbetet në qëndër. Këtë e dëshmojnë faktet arkeologjike dhe historike. Bota po e kupton dhe po e pranon.Turistët e huaj drejt Shqipërisë, nuk vijnë vetëm për natyrën e saj të bukur dhe interesante, ata vijnë edhe për të parë dëshmitë historike. Jo më kot ata kërkojnë të vizitojnë SONY DSCButrintin, Durrësin, Vlorën, Krujën, Shkodrën dhe vende të tjera historike ku zë fill origjina dhe kultura jonë.

Bota po e pranon këtë, po ne?!

Para pak kohësh në portin e Durrësit u ankorua një tjetër anije e madhe dhe e pa parë për sytë e shqiptarëve.Kjo anije quhej “Doulos”, me një emër nga antikiteti Grek dhe më 18 Mars të vitit 2010, zbarkoj në brigjet tona. Ajo si anije ka një histori interesante,që nga emir  deri te shërbimet që ka kryer. Ajo u mbajt mend si anija “bibliotekë”. E konstruktuar në vitin 1914 me komoditetin më të përsosur, ka prekur mbi 650 porte të botës dhe ka bërë mbi 350.000 milje detare e krahasuar sikur ti sillet rreth tokës 16 herë. Një anije që është future në librin “Guinness” për aktivitetin e saj. Ka mbajtur në barkun e vet mbi 21 milion njerëz.Historia po flet për ne,por a jemi ne gati për ta mirëpritur?! Po flasim e po kuptojmë më në fund se turizmi veç të tjerash është dhe një burim  madh fitimi ekonomik,vizitorët dhe kuriozët po vijnë.Duhen pritur.

“Queen Elizabeth” erdhi dhe u ankorua në det të hapur, porti i Sarandës nuk e priste dot një gjigant të till. Qëndroi rreth 20 orë dhe u largua, mbase me përshtypjet më të mira por ne duhet të përgatitemi të presim anije të tjera të mëdha që mund t’i përshtatemi një turizmi bashkëkohor. Portet tona egzistuese nuk e bëjnë dot të mundur këtë. A Anijaaaduhet menduar për një apo dy porte që mund të presin gjigantë të tillë të turizmit botëror,që mund të ankorohen për disa ditë në to e të bëjnë të mundur një vizitë më të gjatë turistike në vendin tonë?

Dallëndyshja e parë erdhi dhe iku, të krijojmë kushte dhe mikëpritje për të tjerat, që të mund të kemi edhe një turizëm elitar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button