Home / Kronika / Sulmohet dhe plagoset avokati në mes të Sarandës

Sulmohet dhe plagoset avokati në mes të Sarandës

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar dhe plagosur një avokat në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Portit të Sarandës.

Në prani të pushuesve, tre persona i kanë bërë pritë një automjeti tip ‘Mercedes-Benz’dhe pasi kanë thyer xhamat, e kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit, avokatin me inicialet M. M., duke e goditur me shkopinj bejsbolli.

39-vjeçari i plagosur është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore.

I plagosuri me profesion Avokat ka dorën dhe këmbën të thyer dhe fraktura të shumta në trup.

Po mjekohet në spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve pranë familjarëve të të dëmtuarit, ai ka thënë se shkak është një konflikt pronësie mes familjes së tij dhe disa personave të tjerë.

Në polici janë shoqëruar disa persona.

Leave a Reply

%d bloggers like this: