Kosova

Zbogar: Doris Pack nuk përfaqëson Komisionin Evropian

zbogar-doris-pack-nuk-p-euml-rfaq-euml-son-komisionin-evropian_hdI dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka komentuar mbi deklaratën e ish-anëtares së Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila është deklaruar në favor të një koalicioni PDK-LDK dhe ka shprehur dyshimet se me çfarë baze Ramush Haradinaj është kandiduar për postin e Kryeministrit.

“Ish anëtarët e Parlamentit Evropian nuk përfaqësojnë Komisionin Evropian”, tha shkurt Zbogar në një prononcim për Kallxo.com.

Deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka shprehur qëndrim se nuk do të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin politik, duke thënë se kjo gjë i takon liderëve të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button