Politika

Reforma në Drejtësi, ambasadorja Kim nga Pusteci: Koha të vazhdojmë përpara, mos u dorëzoni!

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë Yuri Kim u shpreh se, Reforma në Drejtësi po çohet përpara.

Në një prononcim për median, gjatë vizitës që zhvilloi sot në Pustec ambasadorja Kim theksoi se “kam shpresa të pafundme për Shqipërinë”.

“Mendoj që po ecën përpara ngadalë, me ngadalë se sa do të donim, por padyshim po ecën përpara. Njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues ndaj qeverisë së tyre, njerëzve që kanë zgjedhur dhe të vazhdojnë të shtyjnë përpara”, theksoi ajo.

“Tani është koha që të vazhdojnë të shtyjnë përpara. Mos u dorëzoni. Ka njerëz që shprehen se reforma në drejtësi është asgjë dhe se duhet të dorëzohemi, por e kanë gabim. Ata po tentojnë t’ju gënjejnë. Mos bini pre e kësaj”, apeloi ambasadorja e SHBA-së.

Kim theksoi më tej se, institucionet kanë përgjegjësitë e tyre. Ato e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre dhe mendoj se po fillojnë t’i përmbushin këto përgjegjësi.

“Kështu që, le t’i mbështesim, le të vazhdojmë të jemi kërkues dhe të shikojmë se çfarë do të bëjnë”- u shpreh ajo, teksa theksoi se, “ajo për të cilën do të doja vërtet të flisja është kultura shqiptare dhe mundësia e mrekullueshme që patëm sot për të marrë pjesë në festivalin “Mik” dhe dëgjuar muzikën e bukur të interpretuar nga grupi “Zanat”, ku mbeta e befasuar sa bukur ishte”.

“Ka edhe aktivitete si ky dhe nuk është vetëm reforma në drejtësi,  është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë”- deklaroi ambasadorja Kim, ndërsa mori pjesë në aktivitetin “Mik festival” që këtë vit u zhvillua në Pustec, të Pogradecit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button