Home / Ekonomia / Hapet gara për aeroportin e Sarandës, Balluku: Vlera e investimit 37 milionë euro

Hapet gara për aeroportin e Sarandës, Balluku: Vlera e investimit 37 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e garës për Aeroportin e katërt në vend atë të Sarandës. Ministrja Belinda Balluku tha gjatë aktivitetit të njoftimit të kësaj gare se shpallja zyrtare e garës do të bëhet në 2 gusht dhe kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 23 shtator për të paraqitur ofertat e tyre.

Aeroporti sipas Ballukut do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra edhe pse për këtë kategori pistat limitohen edhe deri në 1800 metra por kjo bëhet për të krijuar më shumë lehtësi. Numrin e pasagjereve në vitin e parë të operimit pritet që të jetë 150 mijë dhe sipas studimit pritet që të konsolidohet  në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal.

Sa i takon zonave ku do të shtihet ky aeroport nga MIE u bë e ditur se bien ë dy zona kadastrale por vendndodhja e saktë do të caktohet pasi të finalizohet projektimi. “

Pas kontratës së re të nënshkruar me koncesionarin e Rinasit ku është rënë dakord për investime dhe rritje të cilësisë së shërbimit,  hapjes së aeroportit të Kukësit dhe nënshkrimit të kontratës për aeroportin e Vlorës vojmë sot tek një moment final i hedhjes së një hapi të ri. Lançimi i garës për aeroportin e Sarandës. Në këtë rast procedura për këtë aeroport është më e lehtë. Shteti nuk ka përfshirje direkte  pasi nuk ofrojmë as garanci për trafikun e munguar  dhe as forma të tjera. Do të jetë një investim privat i kuotuar në vlerën 37 milionë euro. Zona e Sarandës është një zonë e rëndësishme që ka marrë vrull zhvillimi në sektorin e turizmit dhe që aeroporti është komplementar” tha Balluku.

Kompanitë do të ketë rreth dy muaj kohë sipas Ballukut për të plotësuar dokumentet dhe për të shprehur interesin e tyre për projektin. Ministrja u shpreh se investitorit do t’i jepet mbështetje maksimale në procedura si dhe shpronësime të cilat do të bëhen nga shteti shqiptar në momentin që do të vendoset saktësisht pika ku do të zerë vend aeroporti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: