Kosova

Joe Biden do të pranojë Medalje Presidenciale nga Kosova për të birin

Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001.

Përmes një video-mesazhi, një pjesë e të cilit u shpërnda nga zyra e presidentes së Kosovës, presidenti Joe Biden, u shpreh mirënjohës për ndarjen e medaljes për të birin.

Beau punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend“, tha presidenti Biden duke kujtuar ceremoninë e 17 gushtit të vitit 2016, kur bashkë me familjen vizitoi Kosovën dhe mori pjesë në ceremoninë gatë së cilës një rruge që çon në Bondsteel, kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ju vu emri i të birit.

Ai tha se Beau doli vullnetar pas luftës për të punar në Kosovë.

Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën“, tha ai.

Presidenti Biden, tha se duke e pranuar medaljen, njeh edhe përparimin e arritur në 20 vitet e fundit në Kosovë, por, tha ai, ende ka punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me vendet fqinje dhe për zhvillimin ekonomik.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës në këtë punë në mënyrë që të dëshmojmë se bashku se demokracitë mund t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha ai.

Presidenti Biden përmendi mbështetjen e Kosovës me vaksina kundër COVID-19 të cilët pritet të arrijnë brenda javësh përmes programit COVAX, ndërsa nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se medalja u kushtohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjala e presidentit Biden tha se dëshmon marrëdhëniet e posaçme ndërmjet të dyja vendeve.

Kosova doli nga lufta në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe nëntë vjet më pas shpalli pavarësinë e saj të mbështetur nga vende kryesore perëndimore. Roli i Shteteve të Bashkuara në këto procese por edhe për zhvillimet e ardhshme, në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button