Sporti

Rezultat fantastik i sportit shqiptar në Olimpidë, atletja Luiza Gega kalon në finale të 3000 m me pengesa

Një tjetër arritje e sportit shqiptar. Atletja shqiptare Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa më Olimpiadën e Tokyos.

32-vjeçarja shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit. Është hera e parë që Gega arrin në finalen e Lojërave Olimpike, ndërsa më parë ka marrë pjesë në finalen e Botërorit.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs. Një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës, ky është kulmi i atletikës shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button