Home / Arte / Ndërron jetë Sherif Merdani, ndër këngëtarët e mëdhenj të muzikës shqiptare

Ndërron jetë Sherif Merdani, ndër këngëtarët e mëdhenj të muzikës shqiptare

Artisti Sherif Merdani u nda nga jeta me 29 gusht,  në moshën 81-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i njohur nga miq dhe artistë në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit të Shqipërisë i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto të këngëtarit me mbishkrimin, ” Lamtumirë, Sherif Merdani”.

Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare.

Pas Festivalit të 11-të ai, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Në dhjetor 1970, Sherif Merdani mori pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Mes Jush” dhe “Të pres në tetor”. Ai mori pjesë edhe në festivalin e 11-të në RTSH me këngën “Vajza e qelqtë”.

Pas dënimit të tij dhe ndryshimeve demokratike, ai u rikthye në skenën e festivalit në dhjetor 1995 në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia e nënës”.

Në shjetor 1997, Sherif Merdani mori pjesë në Festivalin  i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj me dashurinë”.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: