Te ndryshme

Ndryshimi i orës: në orën 03.00 të datës 26 Tetor

ndrrimi-ores2Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (26), kur në orën  03:00 (sipas orës shqiptare) akrepat e orës do të shkojnë në 02:00.

Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos  në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane  vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Stina  e vjeshtës, ka  hyrë në hemisferën tonë në orën 3. 29sek  të mëngjesit të 23 shtatorit ndërkohë që nata dhe dita kanë qënë të barabarta në të gjithë planetin.

Vjeshta  e këtij viti ka nisur të martën e 23 shtatorit  në  orën 4. 29 s  të mëngjësit dhe do të zgjasë  89 ditë  dhe 20 orë  për të mbaruar më 22 dhjetor kur do të nisë stina e dimrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button