Bota

Harper: Kanadaja nuk është e imunizuar nga terrorizmi

aaa815Një hapje vdekjeprurëse zjarri në parlamentin kanadez tregoi se vendi nuk është i imunizuar nga terrorizmi, deklaroi kryeministri kanadez, Stephen Harper në një fjalim drejtuar kombit.

Lidhur me vdekjen e një rojeje nderi në Memorialin e Luftës dhe të një ushtari, të hënën, nga një radikal i dyshuar mysliman, Harper theksoi se sulmet kundër personelit ushtarak kanadez janë bërë për të shënjestruar vlerat demokratike të vendit dhe respektin për të drejtat e njeriut.

”Por, të mos ketë keqkuptime: ne nuk frikësohemi”, deklaroi Harper.

”Kanadaja do të dyfishojë luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Një prej autorëve të hapjes zjarr në parlament, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë dje, ndërkohë që po dje një roje nderi në Memorialin e Luftës u vra gjithashtu.

Të paktën 20 të shtëna ndodhën dje brenda parlamentit kanadez, ku policia arrestoi dy persona të armatosur, sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda parlamentit.

“Një person ka hyrë me vrull në parlament. Ai është ndjekur nga policët e armatosur”, deklaroi Marc-André Viau, një punonjës i parlamentit duke shtuar se kishte numëruar 20 të shtëna automatike në sallën e parlamentit.

Media lokale njoftoi për dy persona të armatosur, por policia nuk ka dhënë ende informacione lidhur me këtë ngjarje.

Komandot e policisë u vendosën menjëherë rreth zyrës së kryeministrit kanadez, Stephen Harper dhe parlamenti u rrethua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button