Home / Sporti / Shqipëria mposht Hungarinë me rezultatin 1-0

Shqipëria mposht Hungarinë me rezultatin 1-0

Shqipëria siguroi ditën e dielë, më 5 shtator, një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari dinjitoz si Hungaria, dhe rihapi garën për kualifikim. Kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët  në grup pas Anglisë dhe ndeshjen e radhës e kanë ndaj San Marinos.

Kjo fitore erdhi ditën që u kthyen në stadium dhe tifozët të cilët ishin të shumtë në numër dhe mbështetën skuadrën Kombëtare në ‘Elbasan Arena’ për 90 minuta.

Goli erdhi nga 19 vjeçari Armando Broja në minutën e 87 i cili  shënoi me një gjuajtje jashtëzakonisht të fortë në shtyllën e parë duke mposhtur dhe portierin kundërshtar.

Kjo fitore është dhe historike pasi Shqipëria nuk kishte fituar kurrë ndaj Hungarisë. Në histori hyn edhe 19 vjeçari Armando Broja pasi shënoi për herë të parë kundër Hungarisë që nuk i kishim bërë gol asnjëherë.

Krenar dhe i përlotur, pas ndeshjes, Broja tha se i gjithë ekipi kishte luajtur shumë mirë. Trajneri Edy Reja po ashtu tha se gjithçka ishte e merituar për kombëtaren.

Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e botërorit që do të zhvillohet vitin tjetër në Katar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: