Home / Sporti / Shqipëri – San Marino/ FSHF publikon çmimet e biletave

Shqipëri – San Marino/ FSHF publikon çmimet e biletave

Kombëtarja Shqiptare do të ketë një tjetër përballje të rëndësishme kundër San Marinos, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Ditën e mërkurë, (datë 8 shtator) në orën 20:45 në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të presin San Marinon ku do të synojmë të marrin 3 pikë për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm drejt “Katarit 2022”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave të këtij takimi për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin nga shkallët e stadiumit. Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj që janë të inkuadruar pas porte dhe çmimi më i lartë është në tribunën VIP me koston e 12,000 lekësh të reja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: