Sporti

Shqipëria me fitore historike! 5-0 me San Marinon. Shqipëria vendosi rekordin e ri në ndeshje zyrtare

Fitorja e sotme e Shqipërisë ndaj San Marinos me shifrat 5-0 ka qenë historike për përfaqësuesen shqiptare. Një rezultat i tillë nuk ishte shënuar asnjëherë më parë në ndeshje zyrtare kualifikuese për ekipin kuqezi.

Golat e Manajt, Laçit, Brojës, Hysajt dhe Uzunit bënë që kjo ndeshje të shënohet në librin e rekordeve të përfaqësues shqiptare. Që nga viti 1963, kur ajo ka marrë pjesë për herë të parë në ndeshje eliminatore për Europianë apo Botërorë, rezultati më i thellë i Shqipërisë në ndeshje zyrtare kishte qenë 4-0 ndaj Moldavisë, të regjistruar në vitin 2019.

Kështu, kuqezinjtë vendosën një rekord të ri sa u përket eliminatoreve me shifra të rralla për historinë e përfaqësueses. Gjithsesi, fitorja më e thellë vazhdon të mbetej ajo  e miqësores së gushtit të vitit 2009, kur Shqipëria mundi me shifrat 6-1 Qipron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button