Sporti

Fitore për rekord dhe vendin e dytë në grup, Shqipëria argëtohet me San Marinon

Spektakël kuqezi në “Elbasan Arena”! Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Një fitore për rekord kjo e Kombëtares të drejtuar nga Edi Reja, pasi është më e thella e arritur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare.

Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.

FT: SHQIPËRI – SAN MARINO 5-0

Manaj 32′, Laçi 58′, Broja 61′, Hysaj 68′, Uzuni 80′

Mbyllet ndeshja! 

90+1′ Spektakël i Odise Roshit, futbollisti fierak, provon të realizojë një gol të bukur, por tentativa e tij shkoi mbi kuadrat.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Tjetër shans i artë për Shqipërinë me Manajn, por një prej mbrojtësve kundërshtarë largon topin në vijën fatale.

81′ Reja kryen 2 zëvendësimet e fundit, largohet Hysaj dhe Uzuni, në vend të tyre Doka e Çokaj.

80′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 5-0/ Shënon edhe Myrto Uzuni! Pas spektaklit të Brojës, talenti beratas e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh! 

77′ Roshi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

76′ Spektakël i Brojës, sulmuesi jep një asist fantastik për Uzunin, por futbollisti beratas, nuk arrin të shënojë, duke e marrë keq topin.

73′ Traversa i mohon golin e dytë personal Armando Brojës. I pafat në këto momente sulmuesi shqiptar.

71′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Qazim Laçi, vendin e tij e merr Ramadani.

68′ GOOOOOOOL SHQIPËRIA 4-0/ Shënon dhe kapiteni Hysaj! Tjetër asist i Odise Roshit, teksa mbrojtësi i cili aktivizohet me Lacion në Serinë A godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetës.

61′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 3-0/ Kuqezinjtë të papërmbajtshëm, realizon edhe Armando Broja, me një predhë brenda zonës! 

58′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Dyfishohen shifrat. Qazim Laçi gjen rrugën e rrjetës, me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës, duke e dërgua topin në cepin e portës.  Në festë kuqezinjtë! 

53′ Sërish rrezikshëm Shqipëria, Broja provon me një kthesë të rrezikshme, por shkon drejt e në duart e portierit. Minuta mjaft të mira për kuqezinjtë.

52′ Pranë golit të dytë Shqipëria me Manajn, vendimtar devijimi i portierit mik.

49′ Rrezikshëm Shqipëria me Uzunin, por vendimtare mbrojtja e futbollistit të San Marinos në momentet e fundit, duke larguar rrezikun në këndore.

46′ Zëvendësim te San Marino, largohet David Tomasini, vendin e tij e merr Fabio Tomasini.

46′ Reja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Trashi dhe Bajrami, vendin e tyre e marrin Broja dhe Roshi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje, sërish Manaj protagonist. Lushnjari zihet në pozicon jashtë loje për herë të dytë brenda 45 minutave.

44′ Hysaj harkon një top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin të përfitojë Trashi brenda zonës.

42′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Bajramin, tentativa e mesfushorit ndalet nga portieri, por më pas gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

35′ Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

34′ Uzuni provon me një veprim të bukur akrobatik, por tentativa e talentit beratas, ndalet nga portieri mik, që largon rrezikun në këndore.

32′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Rei Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një asisti të Bares me kokë, sulmuesi lushnjar përfiton brenda zonës, duke goditur saktë. 

22′ Dominim absolut i kuqezinjve, që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e San Marinos, që është e mbyllur e gjitha mbrapa!

19′ Bajrami harkon në zonë, aty ku provon Kumbulla me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

19′ Tomzini është i ndëshkuari  i parë me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

12′ Tjetër shans i artë për Shqipërinë, kësaj here ishte Uzuni që provoi, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

10′ Bajrami provon me një predhë me të brendshmen në hyrje të zonës, tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

8′ Trashi provon të shërbejë për Uzunin në qendër të zonës, por talenti beratas ishte me një kohë vonesë.

3′ Kumbulla flirton me golin e avantazhit, pas harkimit të Bajramit, mbrojtësi i Romës, provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

 

2′ Kuqezinjtë menjëherë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra!

FORMACIONI ZYRTARE:

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

SAN MARINO: Benedetini, Broli, Fabri, Manuel Batistini, Palaci, Gandoni, Hirsh, Tomazini, Golinuçi, A.Golinuçi, Nani. Trajner: Franko Varrela.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button