Home / Ekonomia / Marrëveshjet mes tregtarëve të miellit, Autoriteti i Konkurrencës së shpejti me vendim

Marrëveshjet mes tregtarëve të miellit, Autoriteti i Konkurrencës së shpejti me vendim

Autoriteti i Konkurrencës (AK) njoftoi sot se do të shprehet së shpejti me një vendim nëse prodhuesit kryesorë të miellit në vend, po vazhdojnë të ndjekin një marrëveshje të ndaluar, me qëllim fiksimin e çmimeve.

Në një njoftim zyrtar, AK thekson se, “ka konstatuar sjelljen e bashkërenduar midis ndërmarrjeve të importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen, duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie ndesh në kushtet e zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

AK thekson në vendimin e saj, detyrimin e ndërmarrjeve të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi, të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, ndëshkohet me penalitetet përkatëse, citon AK, ndërsa bën të ditur se do të monitorojë sjelljen e ndërmarrjeve për një periudhë 1-vjeçare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: