Home / Arte / Teatri i rilindur i TKOB, Rama: Talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht

Teatri i rilindur i TKOB, Rama: Talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor rihapi mbrëmjen e së mërkurës dyert pas rikonstruksionit, në një mbrëmje gala, me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore, Placido Domingo dhe sopranos së mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në “Grand Gala”publikoi sot foto nga ceremonia.

“Mirëmëngjes dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Pas 5 vite mbyllje për shkak të rikonstruksionit nga dje, TKOBAP u hap për publikun nëpërmjet shtatë shfaqjeve premierë.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është tempulli i artit skenik, muzikor dhe baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë.

TKOBAP është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: