Home / Ekonomia / Skema Kombëtare, 588 fermerë përfitues për zëvendësimin e plasmasit në serra

Skema Kombëtare, 588 fermerë përfitues për zëvendësimin e plasmasit në serra

Është shtuar edhe me 70 fermerë, numri i aplikantëve përfitues në masën “zëvendësim plasmasi në serra ekzistuese” të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë dhe Blegtori 2021.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton uljen e vijës së financimit për aplikimet në masën 3 mbështetëse të Skemës Kombëtare.

Sipas njoftimit të AZHBR-së, për masën 3: Zëvendësim plasmasi në serra ekzistuese – Vija e financimit ishte në numrin rendor 518 dhe pas uljes së vijës së financimit përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 588.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2021, fermerët përfitojnë subvencionim të TVSH-së për plastmasin që përdorin në serra për prodhim bujqësor.

Sipas AZHBR-së, deri tani pagesat janë dhënë për mbi 90 % të fermerëve përfitues. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka adresuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët.

Sipas të dhënave zyrtare janë 3000 fermerë të kualifikuar deri tani përfitues për njërën nga 9 masat që mbështet Skema Kombëtare e këtij viti, ndërsa AZHBR njofton herë pas here për uljen e vijës në listën e përfituesve për secilën masë, që do të thotë rritje e numrit të fermerëve përfitues të këtyre fondeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: