Home / Ekonomia / ‘Premtimet për uljen e borxhit, taksave dhe rritjen e rrogave s’janë realiste’, thotë ish-zv. ministri në qeverinë Rama 2

‘Premtimet për uljen e borxhit, taksave dhe rritjen e rrogave s’janë realiste’, thotë ish-zv. ministri në qeverinë Rama 2

“Të na japë elementin e ekuacionit që do ulë borxhin,” – komentoi Haxhi pasi Rama deklaroi një ulje drastike të borxhit publik gjatë seancës së parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku prezantohet dhe plani qeverisës për mandatin e ri.

Sipas tij ulja e taksave dhe ulja e borxhit nuk përputhen me njëra tjetrën. Ka një element të tretë që do të bëjë të realizueshme këto dy premtime, që në këndvështrimin e ish-zv. ministrit nuk është realist.

Rama u zotua sot nga foltorja e Kuvendit se qeveria e tij në mandatin e tretë do të bëjë të mundur rritjen e pagës mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit dhe rritjen e pagave të administratës 30%.  Kjo sipas tij do të bëhet e mundur falë rritjes ekonomike që do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: