Teknologji

Apple arrin në 1 miliardë pajisje të shitura në iOS

apple-shet-39-milion-euml-iphone-p-euml-rmir-euml-son-rezultatet-financiare_hdNë vitin 2007, Apple kishte lansuar pajisjen e saj të parë në sistemin operativ iOS, dhe që nga ajo kohë kompania ka prezantuar shumë modele të reja të iPhone, plus versione të ndryshme të iPad dhe gjithashtu iPod Touch.

Kompania e zbuloi tabletin e saj të parë iPad në vitin 2010, dhe që atëherë Apple ka arritur të shesë mbi 225 milionë njësi të modeleve të ndryshme të iPad, duke përfshirë edhe modelet e saj të fundit, iPad Mini 3 dhe iPad Air 2 që lansohen sot.

Sipas Ryan Jones nga Seeking Alpha, Apple tani është gati të arrijë shitjen e pajisjes së saj të 1 miliardtë që bazohet në iOS, gjë që pritet të ndodhë në tremujorin aktual financiar.

Tim Cook ishte i kënaqur kur njoftoi se Apple në FY2014 ka shitur 250 milionë pajisje të iOS. Kjo do të thotë se që nga viti 2007, Apple ka shitur mbi 950 milionë pajisje të iOS në total dhe është në rrugën e duhur për të shitur njësinë e saj të 1 miliardtë në iOS para tremujorit të parë të vitit 2015.

Të vetmet platforma rivale që ndonjëherë kanë arritur momentin historik prej 1 miliardë përdoruesve janë Windows, Facebook, dhe Android. Këto janë disa shifra mbresëlënëse duke marrë parasysh se pajisja e parë iOS u lansua vetëm shtatë vjet më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button