Politika

Nuk shkoi sot në seancën plenare/ Mesazhi i Berishës: Sot nisim Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur

Pas vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar nga  grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit ku është paraqitur sot në Kuvend, edhe pse në seancën hapëse të këtij sesioni të ri bëri betimin si deputet.
Por Berisha nuk la pa u përmendur në një moment edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se Tiranën nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj, në periudhën kur qeveriste Berisha, ndërsa vetë ish-kryeministrin nuk e ftonte askush në takime bilaterale.

Por një reagim ka ardhur edhe nga Berisha para pak momentesh, në rrjetin e tij social facebook. Berisha ka njoftuar edhe një herë se sot nis Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar.

“Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.

Ditën e sotme në orën 18:00 në Hotel Rogner Berisha do të nisë ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!

Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button