Home / Kosova / Këto janë 11 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Këto janë 11 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.

Dalipi përmes Facebook-ut ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: