Home / Politika / Basha reagon për Berishën: Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e pacenueshme

Basha reagon për Berishën: Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e pacenueshme

Lulzim Basha zgjodhi të mos iu përgjigjet as provokimeve dhe as kërcënimeve me shkarkim që Sali Berisha i bëri dy ditë më parë, por vendosi t’i bëjë të qartë publikisht se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Basha: Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!

Krahas zhvillimeve dinamike në PD, Lulzim Basha po përpiqet të jetë i fokusuar në një tjetëer beteje, atë me kundërshtarin politik në Parlament.

Basha: Votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare.

Koalicioni opozitar i udhëhequr nga Lulzim Basha nuk ia doli të ndalonte me votë votëbesimin e kabinetit Rama 3, por kryedemorkati nuk ka humbur besimin se së bashku me shqiptarët këtë herë do arrijë të largoje socialistët nga pushteti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: