Home / Politika / “S’ka udhëtime luksi e dhurata me vlerë’/ Rama mbledh qeverinë: Kush shkel kodin e etikës të kërkojë ndjesë, nëse përsëritet largohet

“S’ka udhëtime luksi e dhurata me vlerë’/ Rama mbledh qeverinë: Kush shkel kodin e etikës të kërkojë ndjesë, nëse përsëritet largohet

Kreu i qeverisë deklarois se Qeveria ka një kod etik që është mënyrë jetese e një ministri.

Rama paralajmëroi zero tolerancë dhe se kush përsërit shkelje do të duhet të hapë dorëheqjen.

“Nëse nuk respekton një prej këtyre pikave ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë, në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen.  Kjo vlen edhe për mua, se kam pasur problem ta respektoj 8 vite nuk do ta kem që ta respektoj edhe 4 të tjera .

Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në biznes class, pushimet jashtë vendit, jo darka në restorante kur janë në punë në Tiranë. Do të përcaktohen shprehimisht të gjitha detajet për të gjitha këto çështje. Duhet përcaktuar se bashkëshortët dhe fëmijët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën vip të aeroportit përveçse kur janë me ministrat. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e makinave zyrtare. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës. Kjo është edhe arsyeja që desha ta them që të gjithë ta dimë, qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm një kornizë normash. Dua ta bëj me dije s enë rastin e parë të mos respektimit ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike“, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: