Politika

Rama nga SHBA: Dita Ndërkombëtare e Paqes, Shqipëria kontribut në misione anembanë globit

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, Kryeministri Edi Rama, ndersa ndodhet në New York, në kuadër të takimeve në OKB,  solli në vëmendje kontributin e Shqipërisë në NATO.
“Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës”, siguroi kryeministri Rama.
Rama tha se “kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”.
Çdo vit, në 21 shtator, mbarë bota feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë ditë për t’ju përkushtuar forcimit të idealeve të paqes, qoftë brenda ashtu edhe ndërmjet vendeve dhe popujve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button