Home / Politika / Ndoka: I kemi kërkuar Berishës të rikthehet

Ndoka: I kemi kërkuar Berishës të rikthehet

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, aleat i Partisë Demokratike, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në PD.

Ndoka ka theksuar se shpresat e PD-së për fitorene zgjedhjeve me në krye Bashën kishin humbur, duke shtuar se i është kërkuar Berishës që të rikthehet.

Përlasja brenda PD është artificiale. PD po tundet dhe do të ketë një zgjidhje dhe kjo na jep një zgjidhje, se gjërat do të lëvizin në mënyrën e duhur. Shpresat me Bashën kishin humbur. Berisha ka qenë i distancuar nga zhvillimet dhe Berisha nuk ka marrë vendimmarrje në Partinë Demokratike.

 Sot ka shpresë në PD, unë shoh tek baza edhe qytetarët e thjshtë, që PD po tundet dhe duhet të ketë një zgjidhje. Kjo na jep edhe ne njëlloj zgjidhjeje. Këtë mund ta bënte Berisha, ia kemi kërkuar përpara. Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve” ka deklaruar ai për televizionin e familjes se Berishes.

Më tej ai ka deklaruar se Bashën e sheh të çekuilibruar dhe duke bërë gafa të rënda. Ndoka ka thënë se Basha është një politikan që me goditjen e parë është ulur barkas.

“Unë shoh Lulin të çekuilibruar, bën gafa të rënda. Basha me zgjedhjet që janë mbajtur ka humbur autoritetin. B

asha mori një vendim personal për Berishën, nuk pyeti bazën dhe baza tani është bërë kundër tij.

Basha është një politikan që është shantazhuar dhe me goditjen e parë është ulur barkas. Basha nuk u rrit kurrë si lider”, u shpreh Ndoka.

One comment

  1. Mendojme se vetem Berisha ka roitur nga mend por, paska edhe politikane te rinj, si puna e Nard Ndokes qe i ben thirje Berishes te kethehet ne krye te PD, nderkoh, qe, SHBA. e shpall NON Grada. dhe SPAK,BKH po bejne gati . dsjet per hetim dhe gjukim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: