KosovaPolitika

Kryeministri Rama takohet me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi. Vihet re se takimi i Ramës me Krasniqin është tepër i ngrohtë pasi përshëndeten si dy miq. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para se të fillojë takimi

Me pas, Kryeministri, Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit, për të vazhduar më pas takimi i tyre me dyer të mbyllura.

Rama mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e që më pas patën edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Sot kryeministri shqiptar do të takoj edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button