Bota

PEKIN – Wang: NATO-ja nuk do të jetë kundërshtarja jonë

Kina nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një kundërshtare e NATO-s në të ardhmen dhe ajo është e gatshme të vazhdojë dialogun mbi bazën e barazisë dhe respektit reciprok si edhe të promovojë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi në një video-konferencë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Nuk është e nevojshme që rajoni i Azi-Paqësorit të krijojë ndonjë bllok të ri ushtarak”, shtoi ai.

”Përgjatë viteve të fundit, shtet anëtare të NATO-s kanë dërguar anije dhe avionë luftarakë përreth Kinës, por NATO-ja duhet të mbajë pozicionimin e saj gjeografik dhe të luajë rolin konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Wang.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar nga Kina të tregojë më shumë transparencë në programin e saj të armëve bërthamore.

Zyra e shefi të NATO-s njoftoi se Stoltenberg zhvilloi një bisedë me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, për të diskutuar marrëdhëniet midis NATO-s dhe Kinës si dhe për sfidat e sigurisë ndërkombëtare.

Stoltenberg riafirmoi se aleanca ushtarake transatlantike nuk e percepton Kinën si një kundërshtare, por ai i bëri thirrje Kinës që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe kërkoi që Pekini të marrë më shumë përgjegjësi në respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ai përcolli shqetësimet e aleancës në lidhje me modernizimin ushtarak të Kinës, veçanërisht për programet e saj bërthamore, si dhe ftoi Pekinin të marrë pjesë në një dialog të kontrollit të armëve me NATO-n.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button