Home / Politika / Përurohet shkolla dhe kopshti në Qerekë, Von der Leyen: Simbol i miqësisë BE-Shqipëri

Përurohet shkolla dhe kopshti në Qerekë, Von der Leyen: Simbol i miqësisë BE-Shqipëri

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama ishte sot në Qerekë, të Krujës, për të hapur dyert e ambienteve të shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, pjesë e programit EU4Schools financuar nga Komisioni Europian me zbatim nga UNDP.

“Qenka e mrekullueshme të shikojmë se çfarë është ndërtuar deri tani. Mendoj që ky është edhe një simbol shumë i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, BE dhe Shqipëria. Por, është po ashtu edhe simbol i të ardhmes, i rinisë që do të ketë Shqipëria në të ardhmen”, tha von der Leyen.

Bashkë me zv.kryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Presidentja e KE-së zbuloi pllakën përuruese të kopshtit “Europa”.

Ahmetaj informoi se në total janë 63 shkolla të ndërtuara në kuadër të programit EU4Schools financuar nga Komisioni Europian me zbatim nga UNDP.

Ndërkohë, Ahmetaj tha se në kopshtin “Europa”, mësojnë 30 fëmijë, ndërkohë që rreth 210 fëmijë do të mësojnë këtë vit të ri shkollor në shkollën e rilindur “Korb Muça”, në Qerekë të Krujës.

Kjo shkollë ka 10 klasa, 3 laboratorë, palestrën dhe terrenet sportive, dhomën e psikologut. Godina e shkollës është ndërtuar me standardet e Eurocode 8 dhe Building Back Better.

Shkolla e re, është më afër fshatit, duke mundësuar vajtjen e kthimin e nxënësve pa u shoqëruar nga prindërit dhe duke kursyer transportin.

Vendndodhja e shkollës së re garanton siguri, mjedis të shëndetshëm mes gjelbërimit. Mjediset e saj do të përdoren nga i gjithë komuniteti për aktivitete sportive e kulturore, ndërsa biblioteka për lexim. Laboratorët e pajisur me mjetet mësimore do të rrisin cilësinë e mësimdhënies.

Leave a Reply

%d bloggers like this: