Ekonomia

Shkëmbimet tregtare me Greqinë 49.7 miliardë lekë

Eksportet drejt Greqisë gjatë 8-mujorit të këtij viti shënuan një rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-gusht në vlerë llogariten 13.2 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishin 7.9 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 8-mujorit zunë 6.9% të totalit të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën 49.7 miliardë lekë.

Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-gusht arritën në rreth 36.5 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan mallra në vlerë 33.8 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 10.8 miliardë lekë i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 6.5 miliardë lekë dhe grupi “minerale,lëndë djegëse, energji elektrike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 5 miliardë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button