Home / Ekonomia / Eksportet shqiptare drejt Kinës 5,2 miliardë lekë

Eksportet shqiptare drejt Kinës 5,2 miliardë lekë

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi sot se në 8-mujorin e këtij viti eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 5,2 miliardë lekë nga 3,2 miliardë lekë të eksportuara në 8-mujorin e 2020-ës.

Ndërkohë, importet e mallrave, referuar INSTAT, arritën vlerën 42,1 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2020-ës u importuan 33,1 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT, në muajin gusht volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 27,3 %.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij 8-mujori llogaritet 19,5 miliardë lekë.

Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 7,3 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 6,1 miliardë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 3,5 miliardë lekë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: