Home / Ekonomia / Bizneset shqiptare në panairin ushqimor në Bari

Bizneset shqiptare në panairin ushqimor në Bari

Një numër i konsiderueshëm biznesesh shqiptare morën pjesë në panairin HO.RE.CA. – Levante Prof 2021 që u zhvillua në Bari të Italisë në datat 26-29 shtator.

Ky panair është më i rëndësishëm në jugun e Italisë që vlerëson industrinë e vërtetë ushqimore “Made in Italy” dhe mbledh ekselencën italiane në sektorët e ushqimit, bukëpjekjes, pastave, akullores, birrës, verës, paketimit, makinerisë, teknologjisë dhe agro-ushqimit.

Në këtë kuadër u mbajt konferenca “Albanian HoReCa”, e fokusuar në mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Në këtë veprimtari, sponsorizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari, Bashkia Durrës, Dhoma e Tregtisë Italo-Orientale e Barit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, morën pjesë Gentiana Mburimi, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërise në Bari, Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Floreta Kërtusha, eksperte në sektorin e turizmit dhe projekte të BE -së, Bashkia Durrës, Klodian Muço, profesor i Ekonomisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Antonio Barile, president i Dhomës së Tregtisë Italo-Orintale, Giuseppe Pastore, drejtori i seksionit të Ndërkombëtarizimit të Rajonit të Pulias; Fundim Gjepali, kuzhinier ndërkombëtar dhe sipërmarrës i suksesshëm në Itali dhe Shqipëri, dhe Fabiola Ismaili, juriste shqiptare e biznesit dhe CEO e FI Solutions S.R.L.S. – Balcando, ndërsa gazetari i Rai-t, Carlo Gentile, moderoi takimin.

Në panair morën pjesë një numër i konsiderueshëm biznesesh shqiptare si dhe u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë në ndërkombëtarizimin e kompanive midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomë së Tregtisë Italo-Orientale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: