Home / Arte / Mbyllet TIFF në Tiranë/ Ndahen çmimet në festivalin ndërkombëtar të filmit

Mbyllet TIFF në Tiranë/ Ndahen çmimet në festivalin ndërkombëtar të filmit

Ky film trajton temën e rreth 70 mijë personave të zhdukur në Meksikë. Një mama vihet në kërkim të djalit të saj, që nuk dihet nëse ka vdekur rrugës drejt emigrimit në Amerikë. Regjia e vlerësoi filmin për forcën e fuqishme që ka për të portretizuar një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona. Ndërkohë një tjetër kategori e rëndësishme në këtë edicion Best Shorts Film, i cili do të radhitet edhe në listën e gjatë të kandidatëve për çmimet e Oscars u fitua nga regjisorja Lillah Hallaa, me filmin Menarca. Juria e vlerësoi këtë film për përdorimin mjeshtëror të imazhit femëror të elektrizuar nga një atmosferë shumë poetike, por në të njëjtën kohë kuptimplotë.

Çmimi i filmit më të mirë studentor iu akordua Fall of the Ibis King nga regjisori Mikai Geronimo dhe Josh O’Caoimh. Ndërkohë tek dokumentarët, bufi i tjetër i argjendtë iu akordua “A cifle and a Bag” nga Cristina Hanes. Dokumenti më i mirë i shkurtër u shpall Scars nga Alex Anna. Një tjetër kategori e veçantë ajo Filmit më të mirë shqiptar u shpall Disco Funeral nga regjisori Benart Laze, ndërsa filmi më i mirë në Ballkan u shpall Kriminelët nga regjisori turk Serhat Karaaslan. Filmi i zgjedhur nga Audienca ishte UN/DOGMATIC i regjistruar nga Shoqëria Daneze e Kinemasë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: