Home / Ekonomia / Shqipëri-Kosovë: Lehtësimi i procedurave doganore do të rrisë shkëmbimet tregtare

Shqipëri-Kosovë: Lehtësimi i procedurave doganore do të rrisë shkëmbimet tregtare

Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo e Kosovës  kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu. Kjo vizitë e kreut të Doganave shqiptare vjen në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtesimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në Morinë/Vërmicë dhe Durrës. Procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes,  si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Romano.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë viteve të fundit janë rritur, ndërkohë që  vetëm gjatë periudhës Janar- Gusht 2021 janë realizuar importe  me vlerë prej 7. 7 mld  lekë, dhe në eksport janë realizuar  23.5 mld lekë.

Ky takim është në vijim të vizitës së kryeministrit shqiptar dhe mbledhjes së dy qeverive si dhe nxitjes që administratat doganore  të bashkëpunojnë në lehtësimin e tregtisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: