Sporti

Katar 2022, Kombëtarja fiton me Hungarinë me golin e Brojës

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të marrë rezultat fitues përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër  të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ashtu si në “Elbasan Arena” ishtë Armando Broja ai që u fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores.

Pjesa e parë thuajse nuk kishte asnjë rast për të dyja skuadrat, pasi loja u zhvillua më së shumti në mesfushë.

Gjatë pjesës së parë në minutën e ’30, Berat Gjimshiti në një përplasje me Berishën do të dëmtohej në shpatull duke u detyruar të lërë fushën dhe në vendin e tij u inkuadrua Veseli.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me një zëvendësim për Kombëtaren tonë ku në lojë u fut Nedim Bajrami.

Loja do të ishte ndryshe, me “kuqezinjtë” që do të sulmojnë më tepër dhë do të rrezikojnë me Uzunin dhe Gjasulën, ndërsa në krahun tjetër Hungarinë do të rrezikonte po ashtu falë një goditje standarte, por fati do të ishte me ne, pasi topi përplaset në shtyllë.

Në minutën e 80 do të ishte momenti për Armando Broja “show” i cili merr një top nga thuajse mesi i fushës dhe arrin të depërtojë në zonë për ta dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar tanët në avantazh.

Minutat e fundit do të administroheshin mirë nga djemt e Edy Rejas duke arritur të mbajnë avantazhin deri në fund për të siguruar 3 pikët.

Shqipëria pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë edhe pse Polonia fitoi ndaj San Marinos me 15 pikë, ndërsa Hungarinë në vendin e 4 me 10 pikë.

Entuziazmi i tifozëve kuqezi ka qenë i papërmbajtshëm jo vetëm në stadiumin ku u luajt ndeshja, por edhe në gjithë ambientet familjare dhe publike në vend.

Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura. Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.

Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.

Pas rezultatit fitues, reagoi kryeministri Edi Rama i cili postoi foto nga ndeshja e Kombëtares.

Edhe presidenti Ilir Meta uroi për fitoren. ” Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozave kuqezinj!”, shkroi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button