Home / Sporti / Klaus Gjasula: Fitorja për Gjimshitin, me Poloninë është finale

Klaus Gjasula: Fitorja për Gjimshitin, me Poloninë është finale

Mesfushori kuqezi ia ka dedikuar suksesin mbrojtësit të Kombëtares, i cili pësoi një dëmtim

Mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula ka komentuar suksesin e arritur në Hungari në një lidhje direkte për emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH. Nga “Pushkash Arena”, Gjasula ndër të tjera ka theksuar: “Ishte një fitore e rëndësishme, kartoni i verdhë që mora nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë tani do të jetë si një finale, duhet t’ia dalim”.

“Rasti për gol që kisha? E zura mirë, do kisha shënuar golin e parë, do ishte shumë e rëndësishme, sepse do ia dedikoja gocës time që ka ditëlindje. Me Poloninë do të jetë pothuajse si sonte, e rëndësishme është që të mos pësojmë. Me mbështetjen dhe të tifozëve, do të tregojmë veten tonë”.

“Kjo fitore është për Gjimshitin, ka thyer dorën. Më erdhi shumë keq, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: