Home / Sporti / Dy festa në një ditë! Fishekzjarre, tortë me flamurin shqiptar dhe muzikë! Reja surprizohet për ditëlindje

Dy festa në një ditë! Fishekzjarre, tortë me flamurin shqiptar dhe muzikë! Reja surprizohet për ditëlindje

Kush është Edoardo Reja?

Edoardo Reja ka lindur më 10 tetor të vitit 1945 dhe është një trajner futbolli dhe ish futbollist profesionist.

Lindur në Lucinino të Italisë nga një baba slloven dhe mama fruiliane, Reja flet rrjedhshëm tre gjuhë: friuliane, italiane dhe sllovene.

Reja nisi karrierën e tij me ekipin e të rinjëve të SPAL 1907,  e drejtuar nga trajneri Paolo Mazza. Ai luajti si mesfushor  së bashku me  Fabio Capellon, një shok i tij, dhe me lojtarë të tjerë si Louis Pasetti dhe Adriano Zanier. Ata ndihmuan ekipin të fitonte kampionatin e të rinjve në sezonin 1963–64.

Në vitin 1965, Reja iu bashkangjit Capellos në Seria A duke u bashkuar me ekipin e parë të SPAL-it; paraqitjet e mira bënë që ai të luante një herë edhe me kombëtaren italiane nën-23 vjeç.

Në pjesën tjetër të karrierës së tij, Reja luajti me dy ekipe të tjera, Palermon dhe Alessandrinë. Ai e mbylli karrierën e tij në vitin 1975, duke zhvilluar gjithsej 124 ndeshje në elitë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: