KronikaSporti

“Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë lojtar si Broja”, Duka: Për Poloninë janë shitur 22 mijë bileta

NDESHJA MË E MIRË: Rezultati shumë i mirë i dobishëm për klasifikimin në transfertë. Fituam me Hungarine 1 me 10 ne Budapest. Ekipi nuk është se dha maksimumin, ka akoma më shumë për të dhënë. Rezultati padyshim na kënaq shumë dhe na mban në lojë për ndeshjen me Poloninë në Tiranë.

BROJA: Luajtëm më mirë se ata, bënë atë shtyllën e pamerituar. Nuk është mendjemadhësi, por kjo skuadër ka shumë për të dhënë. Ka ndryshuar mentaliteti si brenda dhe jashtë. Armando Broja, ai që shënoi golin është një sulmues që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë, dhe ai futbollist do ta ndihmojë shumë më tepër Kombëtaren tonë.

DITËLINDJA E REJËS: Në fakt unë mendoj që festa ka përfunduar në dhomat e zhveshjes, një pjesë e ekipit ishte për të festuar pas ndeshjes me Poloninë. Dhe kërkesa e trajnerit ishte të vazhdonte festa pas ndeshjes me Poloninë. Kur kemi dashur të merrnim një fitore nuk e kemi marrë por më pëlqeu fakti që nuk ishin të ekzaltuar dhe qëndruan me këmbë në tokë.

22 mijë vende nuk dalin për të martën? : Jo stadiumi na është dhënë leja për të pasur stadiumit plot, biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak dhe 220 mijë vende, por këto janë mundësitë e Shqipërisë. Padyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen në Shqipëri.

ARRITJA E MADHE: Për të qenë të sinqertë kam menduar që në këto dy ndeshje t’i arrinim të dyja rezultatet. Meritonim t’i fitonim të dyja ndeshjet, nuk ishin në ditën më të mirë, nuk dua të përmend emra. Shpresoj që në Tiranë të jemi 100% në formë. Humbëm Gjimshtiin lojtarin tonë më të mirë, uroj që çunat ta kompensojnë fitoren ndaj mungesën e Gjimshitit. Kam bindjen që kjo skuadër mund të luftojë kundër çdo kundërshtari në Europë, topi është i rrumbullakët nuk fitohen të gjitha, por mendoj se mund të përballojmë çdo kundërshtar.

EMOCIONET SOT: Pas një fitoreje të tillë, në transfertë me stadium bosh padyshim që ishim shumë të emocionuar si në këto ndeshje dhe shumë ndeshje të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button