Home / Politika / Ahmetaj zbulon vendimet për Rindërtimin: Më 25 nëntor fillon shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve

Ahmetaj zbulon vendimet për Rindërtimin: Më 25 nëntor fillon shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije 3 vendime që janë marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mes të cilave pëërfshihet mënyra e shpërndarjes së apartamenteve duke filluar që nga 25 nëntori i këtij viti.
Ahmetaj sqaroi se apartamentet do të shpërdnahen në mënyrë transparente përmes një shorti publik ku do të përputhet vlerësimi i shpërblimit për ta me apartamentet e ndërtuara kohë pas kohe.

Arben Ahmetaj: Janë 3 vendime që kanë të bëjnë me procesin e Rindërtimit. Dy nga vendimet akordojnë fonde për Bashkinë e Tiranës për përshpejtimin e procesit të Rindërtimit qoftë tek 5 Maji, qoftë në Kombinat, qoftë me infrastrukturën publike. Një vendim tjetër po kaq i rëndësishëm ka të bëjë me hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për të njëjtën arsye për përshpejtimin e procesit të Rindërtimit. Dua të tërheq vëmendjen e qytetarëve për një vendim tepër të rëndësishëm, sidomos për qytetarët në zonat e dëmtuara, pra në 11 bashkitë që janë dëmtuar nga tërmeti i i 26 nëntorit. Vendimi ka të bëjë me mënyrën se si do të shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet në zonat e dëmtuara duke filluar që nga 25 nëntori i këtij viti, ku do të kemi pjesën e parë të shpërndarjes së apartamenteve.

Praktikisht në vendim është përshkruar një mënyrë transparente  e shpërndarjes së apartamenteve pasi kalon lista prioritare në bazë të ligjit. Lista prioritare ka të bëjë me familjet në nevojë, me disa kategori që nga familje me ndihmë ekonomike, familje me nëna të vetme, me pensionistë të vetmuar apo familjeve të policëve të vrarë dhe për pjesën tjetër të qytetarëve, mënyra se si do të shpërndahen apartamentet do të jetë me short publik transparent që do të zhvillohet nga njësitë vendor.

Kjo do të thotë që qytetarët që do të përfitojnë apartamente apo njësi individuale do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhet vlerësimi i shpërblimit për ta me apartamentet e ndërtuara kohë pas kohe. Askush nuk do të vendosë pikëpyetje për procesin por duke parë transparencën, të jetë i qetë që ka marrë atë që i takon.

Kemi kaluar dhe një vendim me Ministrinë e Financave që ka të bëjë me daljen e Republikës së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar në javët dhe muajt që vijnë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: